Subscribe

Personazhet e “Fermës Vip” janë shpërndarë në tre fronte. Konkurrentët brenda në shtëpi, tre fakirët në pritje të një vendimi mbrëmjen e sotme prime dhe “Njishja” që mban hajmalinë.

Rozana Radi nuk ka humbur fare kohë për të matur pulsin e fermerëve, në një format interviste shteruese si asnjëherë më parë.

Publiku që ndjek personazhet Vip në dy kanalet e dedikuara të platformës digjitale Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, ka marrë perceptimet e konkurrentëve për lojën, pa dorashka por me emra konkretë.

Midis Baby G dhe Xhesika Polos njëra do të largohet nga gara, por mbetet për tu parë se si do të zhvillohet përballja mes tyre, sfidë apo televotim?

Ndërsa ende është e paqartë se sa do të zgjasë dënimi i agait për Albano Bogdon. 

Nga ana tjetër, ferma është lënë sërish pa komandën e një kryefermeri dhe ndarja e punëve ka vijuar të jetë në krye të debateve.

Ndërsa përpjekjet për të luftuar monotoninë kanë nxitur shpirtin krijues. Pas podcasteve e batutave, edhe një emision gatimik nga kuzhina e “Fermës Vip”.

Sakaq, sabotuesja Elsa Lila vazhdon misionin e saj provokues por këtë herë, planndreqës.

Sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 21, jemi live në ekranin e Vizion Plus, me studion qendrore dhe arenën e “Ferma Vip”. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *