Subscribe

Subvencionet e drejtpërdrejta dhe heqja e taksës 10% për inputet bujqësore mbeten dy nga kërkesat kryesore të fermerëve të lushnjes dhe Fierit, të cilët janë rreshtuar kundër paketës së re fiskale të qeverisë që ka kaluar në Paralment për diskutim.

Në shenjë proteste, qindra prej tyre marshuan këtë të hënë drejt sheshit para bashkisë. Me pankarta në duar, ata i bën thirrje qeverisë që të marr parasysh propozimet e tyre pasi taksat e reja do t’i dëmtojne.

EDUARD SHARKA
KRYETAR I SINDIKATES SE FERMEREVE TE BASHKUAR

Nuk mundet te kaloj paketa fiskale pa u konsultuar me fermerët. Nuk mund te miratoj parlamenti i shqiperise 10% tvsh per imputet bujqësore ndërkohë që janë rritur 50% për shkak të krizës globale të energjisë. Të jepen subvencione të drejtpërdrejta pasi ato pak suvencione që janë dhënë nuk kanë përfunduar tek fermert.

Sipas tyre, përkrahja e drejtëpërdrejtë do luftojë informalitetin në këtë sektor dhe do të rritë të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Nese qeveria jep subvencione të drejtpërdrejta ky sektor informalizohet, në buxhetin e shtetit do arkëtohen më shumë se sa subvencione kemi kërkuar ne fermerët. Mallin e kemi pa shitur. Ai po hidhet kanaleve. I them qeverisë të rregulloj tregun dhe të na japë përkrahje direkte sic ësthë subvencionimi. Asgjë nuk kërkojmë.

Kjo është protesta e dytë që sindikata e fermerëve zhvillon. Ata i kanë paraqutir 6 kërkesa qeverisë por, sipas tyre, asnjë nuk është marrë parasysh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *