Subscribe

Fermeret grekë i bëjnë apel qeverise te hape menjehere kufijte me Shqiperine per punetoret sezonale ne fushen e bujqesise. Behet fjale per marrjen e 7,000 shqiptareve per te punuar tokat ne vjeljen e frutave dhe perimeve. Kryetaret e shoqatave te fermereve presin miratinin e planit te detajuar pasi sipas tyre nuk ka me kohe per te humbur.

Christos Giannakakis, president i Organizatës Kombëtare te profesionisteve për Industrine e Frutave u shpreh per agjencine greke te lajmeve se vjelja duhet te filloje patjeter në fusha në fillim të majit, përndryshe edhe besueshmëria e greqise me klientët e saj jashtë vendit do të dëmtohet.

Sipas fermereve tashme nuk ekziston asnje pengese, pasi edhe pala shqiptare ka pranuar të hapë kufijtë e saj per punëtorët e tokës, raporton Vizion Plus.

Organizatat e fermereve tashme kane dërguar një plan në qeveri me 11 propozime konkrete te cilat synojnë kontrollimin e punëtorëve të tokës sezonale që do të arrijnë në Greqi, kryesisht për të korrur fruta në Imathia dhe Pella, por edhe për të marrë masa shëndetësore për të parandaluar epidemine.

Prodhuesit sugjerojnë, ndër të tjera, që punëtorët të transportohen në Greqi nga Shqipëria me autobus, të kontrollohen ne kufi për pasaporta dhe teste për koronavirusin, dhe më pas t’i nënshtrohen një kontrolli të dyte shëndetësor në spitalet e Verias dhe Edessas deri ne daljen e analizave shendetesore.

Ndërkohë, sic raporton Vizion Plus, deputetët e  partise ne pushtet  Demokracia e re te zones se Imathias dhe Pellas,  Lazaros Tsavdaridis dhe Dionysis Stamenitis, ndërmorën një iniciativë të përbashkët për të zgjidhur ceshjen ne komunikim te vazhdueshem me ministrat kompetente.  Ata kërkojnë që plani i lartpërmendur për ardhjen e punëtorëve të zbatohet menjëherë.

Gjithashtu  në një takim të fundit të Unionit të Punëtorëve Rural të Prefekturës së Imathias, u vendos paga ditore e punëtorëve të tokës te jete 30 euro. Vendimi ishte unanim dhe përfaqësuesit e sindikatës u bënë thirrje kolegëve të tyre ta zbatojnë atë.

Pak dite me pare kryeministri edi rama pati nje bisede telefonike me homologun e tij kiriakos Micotakis per hapjen sa me te shpejte te kufirit per kete kategori emigrantesh. / Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *