Subscribe

Fermerët e fshatrave Vranisht, Progër, Mançurisht e Cangonj në bashkinë e Devollit po presin të gjitha pemët e mollëve, përfshirë këtu kultivarët tradicionalë dhe ata të rinj. Ky veprim vjen si pasojë e mungesës së tregut dhe mbetjes stok të të gjithë sasisë të mollës së prodhuar këtë vit.

 

Ky është Durim Rusi, nga fshati Mançurisht. Ai tregon se për të katërtin vit radhazi tregu mungon, ndaj këtë vit nuk ka mundur as t’i mbledhë dhe të gjithë sasinë e mollëve e ka përtokë.

 

 

DURIM RUSI

FERMER

“Gjithë malli përtokë, s’shkon. U bënë 4 vjet që s’marr asnjë lek nga molla. Çdo vit biem brenda. Dhe kemi arritur këtu ku jemi, po i presim fare. Kemi hyrë borxh për ilaçet që kemi marrë për spërkatje e s’po i shlyejmë dot.”

 

Avni Musa, një tjetër fermer nga fshati Mançurisht, shprehet se çmimi i ulët i tregut nuk justifikon investimin fillestar.

 

 

AVNI MUSA

FERMER

“Një mot na bie breshëri, atë mot që ka prodhim më tepër nuk i shesim dot se s’ka treg. Edhe mbase duhen dhe kultura, apo varietete të reja që janë më të reja. Ja këto i preva edhe këto dy bahçet e tjera unë i kam dhe i preva.  Nuk e di se çfarë do ti mbjell hiç. Them se do ti mbjell bime prashitëse.”

 

Edhe në tregun e shumicës, fermerët bëjnë me dije se çmimi i mollëve është shumë i ulët, duke shkuar 20-25 lekë për kilogram. Në të tilla kushte ata pranojnë se e kanë të vështirë për të mbuluar kostot e prodhimit e aq më tepër shpenzimet e çdo dite për tregtimin e mollëve.

 

 

FERMER 1: “25 lekë edhe si shesim dot. 25 lekë të vjetra dhe nuk shitet. Kështu që do t’i hedhim në kanal, sepse nuk ja dilet.”

 

FERMER 2: “T’i ulim, por kostot nuk mbulon. Si prodhim vetëm kosto i shkon 220-230 lekë, është nën kosto. Ilaçet janë shtrenjtë, të tjerat janë shtrenjtë. Kërkojmë ndërhyrje për prodhimin se ka ngelur stok, magazinat janë plot.

 

Por Drejtoria Rajonale  e Bujqësisë pretendon se fermerët janë duke prerë kultivarët e vjetër të mollëve, ato që kanë mungesë të tregut të shitjes, ndërsa orientojnë ata drejt kultivarëve të rinj, të kërkuar edhe nga eksportet jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *