E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Fermerë, ja çfarë duhet të dini për naftën pa taksa!

Ilustrim · Vizion Plus

Të gjithë fermerët që janë të regjistruar në tatime do të kenë mundësi të aplikojnë nga data 15 deri në 25 shkurt për të përfituar nga skema e naftës pa taksa. Procesi do të kryet online në portalin E-Albania.

 

Kreu i Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Irfan Tarelli shpjegoi në emisionin “E-ZONE”, të gjitha kushtet që do të duhet të përfitojnë fermerët.

 

“Çdo fermer do të asistohet nga njerëzit tanë pranë zyrave rajonale, për mënyrën e aplikimit. Të gjithë ata do të duhet të dokumentojnë pronësinë, që do të thotë duhet të kenë një certifikatë pronësie, aktin e marrjes së pronës në përdorim ose një kontratë qiraje. Ndërsa duhet që nipti i tyre të jetë aktiv”, shpjegoi Tarelli.

 

Kushti i dytë që duhet të plotësojnë fermerët është madhësia e parcelës apo e fermës që kanë.

 

“Një tjetër kusht është që sipërfaqja e fermës që duhet të kenë të dokumentuar dhe të mbjellë duhet të jetë më e madhe se 4 dynym, ndërsa parcela duhet të jetë më e madhe se 1 dynym. Sipas këtyre kritereve, përfitojnë pjesa më e madhe e fermerëve”, thotë Tarelli.

 

Pas shpalljes së fituesit, fermeri do të pajiset me një kartë e cila ka sasinë e nevojshme të kalkuluar të naftës që do të tërhiqet në një nga pikat e karburanti që është përzgjedhur paraprakisht. Në total për këtë vit janë parashikuar 1 miliard lekë për të zbatuar këtë skemë, që sipas zyrtarëve është e mjaftueshme për të mbështetur sektorin.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh