Subscribe

Pas 20 vitesh në emigrim, Dashamir Çela vendosi të kthehej në Shqipëri për t’u marrë me blegtori bashkë me familjen. Në vitin 2009 ai ngriti një fermë dhe sot ka 40 krerë lopë, që në vit prodhojnë 140 ton qumësht. Por puna dhe fitimi në dy vitet e fundit ka rënë ndjeshëm.

 

DASHAMIR ÇELA

BLEGTOR

“Në 2-3 vitet e fundit gjendemi në situatë realisht të vështuirë për arsye të tregut, çcmimet, nafta, plehrave kimike. Nuk kemi mundësi të mbjellim më as tokat. Nuk i përballojmë dot gjithë këto kosto.”

 

Para se të vinin vitet e krizës për blegtorinë, Dashamir Çela fitonte rreth 20 milionë lekë të vjetra në vit vetëm nga shitja e qumështit. Por sot thotë se është i zhytur në kredi dhe se po mendon sërish emigracionin.

 

DASHAMIR ÇELA

BLEGTOR

“Me overdradft po e shtyjmë, vit pas viti. Është shumë e vështirë dhe mendoj të përgjysmoj stallën dhe do iki në emigrim. Me këto çmime që janë, jemi direkt të falimentuar dhe do të iki jashtë shtetit. Nuk i përballojmë më këto kosto.”

 

Deri në vitin 2018, skema mbështetëse për blegtorët ishte ndryshe, ata subvencionoheshin për çdo litër qumësht të dorëzuar. Me këtë skemë, Dashamir Çela përfitonte 7 milionë lekë të vjetra në vit. Ndërsa me mbështetjen që ofrohet këtë vit, sipas tij, shumë blegtorë të vegjël do të falimentojnë.

 

DASHAMIR ÇELA

BLEGTOR

“Më parë e kishim me litër qumështi dhe është kthyer në krerë lopësh, nuk ka ndihmon fare, është ndihmë minimale. Nuk subvecnionoehmi njësoj si rajoni. Kanë hequr të paktën 50% të blegtorëve nga skema dhe blegtorët e vegjël janë fare të falimentuar dhe shkojnë direkt në thertore.”

 

Ajo që blegtorët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë është që të subvencionohen njësoj si në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në rast të kundërt, shumë do të mbyllin fermat dhe në tregun vendas do të mbizotërojë qumështi serb.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *