Subscribe

Kush është më i rrezikuar për t’u eliminuar sonte? Ishte kjo pyetja e Fjoralbës për fermerët, të cilët u përgjigjën se kush mendojnë se do të largohet nga “Ferma VIP” gjatë eliminit të kësaj mbrëmjeje.

Megjithatë bëhet fjalë për një rreng të Agait, sepse do të votohet më i preferuari.

Lexo edhe :

Related Posts

Gloria: Rigelsa, për arsye sepse është personi që kaloj shumë pak kohë në shtëpi dhe mesa kam parë unë se s’mund të jem në çdo vend është shumë e veçuar

Floriani: Sfida që ka dhënë Agai këtë javë kam përshtypjen se është devizive në eliminimin e ditës së sotme. Kush nuk ka qenë present në ndërtimin e stallës do të eliminohet. Nuk e kam një emër sepse janë 8 personazhe e mund të jetë kushdo

Buçko: Kemi krijuar kaq shumë miqësi me të gjithë edhe është e vështirë se kush do ik, as unë nuk e kam një emër.

Renisi: Unë mendoj që është Rigelsa. Mesa duket presionin që i ka bërë shtëpia ajo nuk e ka përballuar dot edhe është strukur, është mbyllur në vetvete.

Valeri: Nëse themi për dembelizëm dhe pjesë loje Albano është më dembeli, nëse themi për personazhe që janë më të tërhequr, mendoj se Rigelsa është më e tërhequr.

Ditea: Unë mendoj se Rigelsa, është shumë vajzë e mirë, thjesht e kam parë më të tërhequr, mbase ka qenë edhe faji i grupit se nuk e ka afruar. Unë personalisht nuk e kam ndjerë afër.

BabyG: Unë kam kaluar mirë me të gjithë dhe nuk mundem të them një emër.

Xhesika: Unë kam krijuar një hiearki në kokën time në marrëdhënien me të gjitha dinamikat që ndodhin në “Ferma VIP” dhe mendoj se Rigelsa.

Më e votuara është Rigelsa e cila tha: Rigelsa: Si format kemi ardhur për fermën, nuk kemi ardhur për muhabet

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *