E martë, 6 Tetor 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Ferma gati të presë VIP-at, personazhe të njohur, në një sfidë të pazakontë në mes të natyrës

Më pak se 4 ditë na ndajnë nga ‘Reality show’ më i ri që do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Vizion Plus. “Ferma Vip”, një produksion gjigant, i patrasmetuar më parë në Shqipëri vjen falë producentes Holta Dulaku.

Personazhe të njohur, me një karrierë të gjatë në ekranet shqiptare, në fusha të ndryshme, do të zhvishen nga petku i të qenit të famshëm e për tre muaj do të zhvendosen në “Fermën Vip”.

Reklamë

Një format, i cili do t’i sfidojë jo vetëm të kujdesen për fermën, por do t’u duhet të kujdesen për kafshët, tokën, natyrën dhe gjithçka që i rrethon.

Vip-at, të vendosur përballë kamerave do të bashkëjetojnë për tre muaj, ku çdo javë do të ketë nominime. Përballje këto që do të çojnë në eliminime të përcaktuara përmes votave të publikut.

Lojra, dinamika, debate, emocione por dhe shumë surpriza do t’ju mbajnë të mbërthyer para ekranit për të ndjekur Fermën VIP.

E madhe ka qenë jehona e deritanishme, kureshtja ende pa nisur, po të shumtë emrat që janë përfolur e diskutuar në rrjetet sociale, si konkurrentë, si të ftuar, apo si prezantues të spektaklit të madh. i jashtëzakonshëm ka qe në edhe interesi i vetë atyre që do të bëhen pjesë e lojës.

“Ferma VIP” do të transmetohet 24 orë live në dy kanale të dedikuara në platformën Tring, si dhe çdo të hënë e të premte në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë