E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ferencvarosi i Uzunit shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në grupet e Champions

Dinamo Kiev, Olympiacos dhe Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, janë tre ekipet e para që kualifikohen për në fazen e grupeve të Uefa Champions League.

Pas barazimit të marrë në Norvegji një javë më parë, Ferencvarosi i Myrto Uzunit i ka mjaftuar një barazim pa gola në fushën e tyre përballë Moldes. Titullar në radhët e kampionëve të Hungarisë ishte edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

Reklamë

Nga ana tjetër, Dinamo Kiev ka arritur të mundë me rezultatin e thellë 3 me 0 skuadrën e Gent. Që në minutat e para, ekipi ukrainas ka arritur të zhbllokojë ndeshjen me anë të Vitaly Buyalsky. Ndërsa në minutën e 36-të, Carlos De Pena dyfishoi rezultatin. Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Gerson Rodrigues, me anë të penalltisë, vulosi takimin.

Ndërkohë, ekipi Olimpiakos ka arritur të administrojë më së miri rezultatin e takimit të parë. Sfida e luajtur përballë Omonia Nikosia në Qipro përfundoi 0-0.

Ndeshjet u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë