E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ferdinand Xhaferraj: Respekt për durrsakët, kanë bojkotuar masivisht votimin

Kreu i PD në Durrës falenderoi të gjithë qytetarët durrsak që nuk kanë dal në votimet për pushtetin vendor.

Ferdinand Xhaferri u shpreh se durrsakët e kanë bojkotuar masivisht këtë proces, sipas tij fars.

Ai shton se deri pak pas mesdite, në Bashkinë Durrës kanë votuar jo më shumë se 8.4%.

Kjo e dhënë sipas Xhaferrajt është e saktë pasi PD ka njerëz afër cdo qëndre votimi që numëron votuesit.

Reklamë

 

 

Respekt dhe mirenjohje per  qytetaret durrsake qe kane bojkotuar masivisht votimet e sotme. Sipas tij deri me oren 12.30 nuk kane votuar me shume se 4.5 deri ne 8.4 perqind. Kemi njerezit tane ne cdo qender votimi qe numerojne cdo person qe merr pjese per te votuar. Te dhenat i kemi te sakta dhe nga ana tjetër shume punonjes te sherbimit civil kanë denoncuar shantazhin qe iu behet per te dale ne votime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë