Subscribe

 

Ky është Ferdinand Ruko 53 vjecari fierak i cili një vit më parë hodhi nga kati i katërt bashkëshorten e tij, vetëm sepse Liljana Ruko kishte denoncuar dhunën sistematike.

 

Por pavarësisht shkeljes së urdhrit të mbrojtjes, bashkëshorti vrasës arriti te përfitoje nga gjykimi i shkurtuar, duke i shpëtuar kështu burgimit të përjetshëm.

 

Në sallën e gjyqit 53 vjecari nuk tha asnjë fjalë, ndërsa vendimi pritet të jepet javën e ardhshme.

 

43 vjecarja Liljana Ruko nënë e dy fëmijëve, humbi jetën mesditën e 3 dhjetorit të një viti më parë, pasi Ferdinand Ruko e hodhi nga dritarja e tualetit të shtëpisë së tyre, në katin e katërt.

 

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kryengritja e Fierit”. E ndjera u dërgua me urgjencë për në spital, por për shkak të lëndimeve të rënda në trup humbi jetën pa mbërritur në duart e doktorëve.

 

Në atë kohë pati dhe reagime për urdhrin e mbrojtjes,  i cili sipas ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri nuk kishte mbërritur kurrë në polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *