Hysamedin Feraj anëtar i Këshillit të Pergjithshëm i Vetëvendosjes, nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se po punohet për programin konkret të qeverisjes.

 

Sipas saj në fjalën e tij në Vizion Plus ai është shprehur se dialogu është në agjende dhe i pashmangshem por prioritet ka rimekëmbja e vendit, pasi do të kete nje pozite me te mirë.

 

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe marrëdhënien që mund të ketë Prishtina me Tiarnën zyrtare ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama të bërë palë me projektet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

 

Tirana zyrtare tashmë është bërë si një zgjatim i qeverise se Vuçiçit ne Tirane, ai që është kryeminister në Tirane nuk e di nese mundet ti kthejë fjalen ndaj dhe përfshihet në të gjithë projektet. Minishengeni është nje prej projekteve, por ai ju bashkua projektit te Vuçiç per projektin per coptimin e trojeve shqiptare.  Eshte e veshtire që të shikohet nje klime e ngrohte ne momentin që qeveria e Tiranës duket se eshte ne varësi të qeverise së Beogradit.”

 

Gjithashtu Feraj nga emisioni 7 pa 5 ka theksuar se bashkimi i dy vendeve ka qene i mundur, por sipas tij kanë qenë pengese “elita” udhëheqëse. Vetevendosja sipas tij ka si synim kryesor zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe të mbetura thjesht në kuadrin e një shoë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *