E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Femrat, ja 7 gjërat që duhet të dini për seksin

Shumë njerëz mendojnë se dinë çdo gjë kur bie fjala te seksi, por harrojnë se ka shumë gjëra që nuk dinë.

 

Ekspertja e marrëdhënieve seksuale, Tracey Cox, e ka përpiluar një listë me 7 gjërat që çdo grua duhet të dijë rreth asaj që ndodh në shtrat. “Entuziazmi është i paçmueshëm dhe nëse ai nuk ju puth gjatë seksit, ai është i padobishëm në shtrat”, thotë ajo. Më poshtë lista e 7 gjërave që çdo femër duhet të dijë rreth seksit:

 

Reklamë

Orgazmën e parë do ta arrini vetë. Vetëm pak nga ne janë me fat që ta fillojnë jetën e tyre seksuale me një partner ekspert i cili  është i aftë të na mësojë për trupin tonë.

 

Orgazma më e shpejtë arrihet përmes vibratorit, kjo është edhe arsyeja pse shumë femra po e përdorin atë.

 

Është gënjeshtër ” miti” se ti bëhesh e varur nga vibratori.

 

Vetëm 25% të femrave mund të arrijnë orgazmën përmes marrëdhënieve seksuale.

 

Gjithsecili mund të jetë i mirë në shtrat, por ju duhet të mësoni gjithçka rreth partnerit tuaj, të eksperimentoni gjëra të reja, të jeni të gatshëm të jepni e të merrni etj.

 

Ekziston edhe seksi oral i keq, dhe jo të gjithë meshkujt e adhurojnë seksin oral.

 

Meshkujt ndihen më mirë kur ju e inicioni seksin, dhe gjithçka filloni e para, kjo ju bën juve të keni më shumë pushtet dhe meshkujt joshen nga kjo./Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë