Subscribe

Më shumë se 600 të mitur, nga janari deri në prill të këtij viti janë kapur nga policia të dyshuar si autor të krimeve të ndryshme. Mes tyre ka edhe fëmijë nën moshën 14-vjeç.

 

“Gjatë 4-mujorit të parë të 2022-shit, na rezultojnë 611 të mitur të përfshirë në veprimtari kriminale si autorë të dyshuar. Ato përbëjnë 4.3% të totalit të autorëve të dyshuar për vepra penale. “– tha Silvana Alimadhi, Shefe sektori për të miturit.

 

Alimadhi sqaron rastet që shtyjnë të miturit të përfshihen në vepra penale. Në krye të listës janë vjedhjet, por shqetësues është fakti se ata tashmë janë të përfshirë edhe në trafikun e drogës.

 

“Tendencat kryesore ku përfshihen të miturit në veprimtari kriminale janë tendencat e vedhjes ndaj pasurisë. Këtu mund të themi që 40% e numrit total e të miturve autor i përkasin kësaj kategorie. 20% e kategorisë të të miturve autor i përkasin atyre që kryejnë krime në sigurinë rrugore. Kemi një shifër relativisht të vogël, por rreth 7% e të miturve si autor të dyshuar janë për shpërndajre të lëndëve narkotike.”– tha ajo.

 

Fëmijët nën 14-vjeç që janë përfshirë në trafikun e drogës, kryesisht shfrytëzohen nga të rriturit.

 

“Patjetër që të miturit përfshihen në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sidomos kategoria e fëmijëve deri në 14 vjeç paraqitet më së shumti si të shfrytëzuar për kryejen e kësaj veprimtarie kriminale nga të rriturit.”- shtoi Alimadhi.

 

Dosjet e të miturve ndodhen në Prokurorinë e Tiranës, e mes tyre ka edhe përsëritës me dhjetëra raste. Burimet thanë për Vizion Plus se shqetësues mbetet fakti se të miturit po shpërndajnë drogë në ambientet e shkollave apo pranë tyre. Rasti i fundit i mbërritur në organin e akuzës, i përket një të mituri, i cili u kap nga policia teksa po merrte 5 doza kanabis nga një makinë e parkuar në afërsi të një gjimnazi në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *