Vdekja e femijes 3 vjeç ne Fier, cështje që  tronditi mbarë opinionin publik mesditën e të premtes së kaluar u trajtua ne emisionin Vizioni i Pasdites .

 

I mituri humbi jeten në rrethana ende të pazbuluara plotësisht .

 

Kjo ngjarje ka ndodhur në ambjentin  e kopshtit privat ku fëmija shkonte prej disa muajsh .

 

Sipas deklaratës së edukatores fëmija ka mbetur i varur tek lidhësja e kapucit te xhupit, dhe si pasojë humbi jetën .

 

Pjesë e diskutimit tek Vizioni i Pasdites , për të paraqitur sipas këndveshtrimit të tyre këtë ngjarje të ndodhur , ishte edhe  mjekja ORL Klodiana Zaharia , e cila si specialiste paraqiti të gjitha situatat e mundshme që mund të kenë sjellë mbytjen e femijës së vogel, duke hedhur hijen  e dyshimit mbi gjithcka ka ndodhur .

 

“ Kur e degjova për herë të parë isha një nënë dhe më pas një mjeke. Unë vajzat e mia i kam cuar në kopësht shtetëror dhe i kishin të gjitha kushtet . Në privat mesa duket abuzohet me subjekt perfitimi “ u shpreh ajo .

 

Gjithashtu Dr.Klodiana ndertoi edhe skenarin e kesaj mbytje , duke ngritur pyetjen se si mundet një fëmijë i vogël të mbytet duke u varur nga kapuci i xhupit:

 

“ Për të ndodhur varja duhet që pika e varjes te jetë më e lartë se qafa. Logjikisht duhet te ketë kërcyer në një pikë shumë të lartë për tu varur nga kapuci dhe të mbytet . Teknikisht më duket e pamundur, dhe meqënëse  u var femija dhe u mbyt,  si është e mundur të bie  pertokë “

 

Gjithesesi mjekesia ligjore pritet te konfirmoje arsyen e vdekjes se femijes se mitur ne kopesht, edhe pse familjaret kerkojne nje deklarate te sinqerte  edhe nga edukatorja per te zbardhur plotesisht njgjarjen .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *