E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni në Kamenicë, jashtë rrezikut për jetën

Korçë– Një ngjarje e rëndë është shënuar më 21 maj 2025 në fshatin Kamenicë, ku një fëmijë i mitur, vetëm 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij.

Për pasojë, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Reklamë

Fatmirësisht, burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa familjarët janë pranë vogëlushit në spital./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë