E martë, 15 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Fejohet Enca?!

Ilustrim · Vizion Plus

Ajo nuk di të ndalet. Një nga personazhet më të ndjekur në mediat sociale në Shqipëri, Enca Haxhia vazhdon të mbetet në krye të diskutimeve të showbiz. Këngëtarja, që komentohet për format e saj fizike, performancat teje provokuese në skenë dhe në klipet e saj, ngjall gjithmonë interes në lidhje me jetën private.

Këtë herë Enca ka publikuar një video, në snapchat, ku shfaqet me një unazë diamanti në dorë, siç ajo pretendon në postimin e saj. Sipas Expres, mendohet se tashmë ka ndërruar statusin e saj në të fejuar. “Kjo është e vetmja unazë, të cilën nuk do ta heq kurrë” ka shkruar Enca. Por kjo unazë mund të jetë e dhuruar dhe nga prindërit e saj apo dhe nga ndonjë person i veçantë dhe jo domosdoshmërisht nga një i fejuar. Megjithatë mbetet për tu zbuluar në lidhje me këtë.

1

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh