Evgeny Donskoy shënoi surprizën e turneut të Dubait duke mundur 2-1 me sete 7 herë kampionin Roger Federer. 35-vjecari i cili kuotohej si më favoriti për ta fituar këtë turne, u mund pas 2 orë e 4 minuta lojë, me rezultatin 6-3; 6-7; 6-7. Një lojë e vështirë për Federer, që vuajti shumë sidomos setin e dytë ku rusi Donskoy fitoi me “tie-brake” 9-7.

 

E njëjta lojë u pa edhe në setin e tretë, ku i 116-ti në renditjen e ATP-ës fitoi gjithashtu me “tie-breake”. Pas ndeshjes Federer e cilësoi këtë zhgënjim si një humbje të fortë, pasi sipas tij ai duhej ta kishte mbyllur sfidën në setin e dytë. Në anën tjetër Andy Murray bëri përpara pa probleme duke mundur 6-2; 6-0 spanjollin Garcia Lopez. Skocezit, që mban ende vendin e parë në renditjen e ATP-ës, iu deshtën vetëm 74 minuta lojë për të bërë përpara në cerek-finale.

 

Ndërkohë në Meksikë, në turneun e Acapulcos, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic nuk zhgënjyen duke bërë përpara në cerek-finale. Nadal mundi italianin Paolo Lorenzi 6-1; 6-1 në vetëm 67 minuta lojë. Në raundin tjetër ai pritet të ketë një përballje të vështirë me Kei Nishikorin. Ndërsa për sa i përket serbit Djokovic. Numri 2 i renditjes së ATP-ës, pati vështërsi përballë argjentinasit Juan-Martin Del Potro. Djokovic fitoi 2-1 me sete në 2 orë e 39 minuta lojë dhe në cerek-finale do ketë përballë Nick Kyrgiosin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *