Kreu i FBI-së, James Comey konfirmoi sot ekzistencën e një hetimi në lidhje me tentativat për ndërhyrjen ruse në fushatën presidenciale amerikane në 2016 dhe veçanërisht për një bashkëpunim të mundshëm mes anëtarëve të stafit elektoral të Trumpit dhe qeverisë ruse.

 

“Kam marrë autorizimin e Departamentit të Drejtësisë për të konfirmuar se FBI-ja, në kuadër të misionit tonë të kundërspiunazhit, do të hetojë mbi tentativat për ndërhyrje nga ana e qeverisë ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016”, deklaroi James Comey gjatë një senace dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve.

 

“Kjo përfshin hetime mbi llojin dhe çdo mundësi bashkëpunimi mes individëve që kishin të bënin me stafin e fushatës elektorale të Trump dhe qeverisë ruse, si dhe për të përcaktuar nëse ka patur koordinim mes fushatës dhe përpjekjeve ruse”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *