FBI heton dhëndrin e Trump

Dhëndri i Presidentit Donald Trump dhe këshilltari i larte i shtëpisë se bardhe, Xhared Kushner, eshte nen hetim nga FBI-ja ne çështjen e lidhjeve me Rusinë, raportojnë mediat amerikane.
Sipas tyre, ai do te merret ne pyetje nga hetuesit, pasi zotëron informacion te rendesishem, edhe pse nuk është zyrtarisht i dyshuar per ndonje shkelje. FBI po heton per ndërhyrje te mundshme te Rusisë ne presidencialet e vitit te kaluar dhe per lidhje te Moskës me stafin e fushatës se Trump.
Agjencitë amerikane te inteligjencës pretendojnë se Moska ka tentuar te ndërhyrje ne favor te republikanit qe mundi kandidaten demokrate Hilari Klinton. Por ende nuk eshte përcaktuar deri ne c’mase kane mundur ruset te ndërhyrjen ne rezultatin e zgjedhjeve.
Kushner është vene ne fokusin e FBI-se per shkak te disa takimeve te zhvilluara vitin e kaluar me ambasadorin rus ne SHBA, si edhe me nje bankier nga Moska. Siç raporton “Washington Post”, bashkëshorti i Ivanka Trump është zyrtari i vetëm, te pakten deri tani, nga Shtëpia e Bardhe qe konsiderohet si person kyç ne hetime.




