Kronikë
Favorizoi Emiljano Shullazin, pezullohet drejtori i burgut 313

Është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut “313”, Maksim Hamitaj.
Sipas informacioneve pezullimi ka ndodhur për shkak të favorizimit me takime shtesë të Emiljano Shullazit duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës, që po ashtu ndodhen në të njëjtin Institucion të Ekzekutimit të Vuajtjes Penale.
Reklamë
Urdhri për pezullimin e tij është lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar para disa ditësh se ka hapur garën për drejtues të rinj të burgjeve në kuadër të reformimit të thellë në të gjithë sistemin penitenciar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




