SHBA vijon të mbetet vatër e covid 19, ndërsa kritikat për menaxhimin e krizës janë rritur ndjeshëm. Eksperti kryesor për sëmundjet infektive Anthony Fauci dha dëshminë e tij para komisionit të posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve, pjesë e hetimit për trajtimin e pandemisë.

Gjatë dëshmisë, Fauci u tregua pesimit duke thënë se koronavirusi nuk ka gjasa të zhduket plotësisht për shkak të lehtësimit në transmetimin e tij.

ANTHONY FAUCI
EKSPERT I SEMUNDJEVE INFEKTIVE, SHBA

“Disa shtete nuk respektuan në mënyrë rigoroze udhëzimet e nxjerra nga grupet e punës dhe Shtëpia e Bardhë. Pavarësisht këtyre udhëzimeve, qytetarët vijonin të mos i shmangnin turmat dhe nuk mbaniin maska. Mendoj se duke pasur këtë larmi në reagimin e shteteve për parandalimin e përhapjes së Covid 19, nuk ndikoi pozitivisht për të pasur nën kontroll frenimin e pandemisë”

Anthony Fauci siguroi ligjvënësit  se sapo të miratohet një vaksinë e sigurt dhe e efektshme kundër koronavirusit, amerikanët do të kenë qasje të gjerë.


ANTHONY FAUCI
EKSPERT I SEMUNDJEVE INFEKTIVE, SHBA

“Besoj, se për një periudhë kohe në 2021-n, amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin vaksinën. Do të ketë një listë për ata që marrin vaksinimet me herët, pasi nuk mendoj se do të jetë e disponueshme për të gjithë menjëherë. Por ppërfundimisht, brenda një kohe të arsyeshme, planet  do të mundësojnë që çdo amerikan që ka nevojë për vaksinën ta marrë atë”

Një çerek milioni njerëz sipas ekspertit, kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusit. Fauci  u pyete edhe për mënyrën e rihapjes së shkollave e bizneseve, duke pasqyruar ndarjet që ekzistojnë mes amerikanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *