Subscribe

Vetingu ka kryqëzuar sot Fatmira Hajdarin, duke e vendosur në rrezik pasi janë zbuluar mospërputhje me deklarimet që ajo ka bërë për pasurinë.

Hajdari është mbrojtur nga dy avokatë, Maks Haxhia dhe Ilira Dane.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, deklarimi në  ILDKPI tregon mospërputhje me pronat që realisht gëzon gruaja e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari.

Dyshimet kanë të bëjnë me fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të të ardhurave.

Gjyqtarja ka deklaruar një truall 454 metra katrorë, një ndërtesë 95 m2 tek “Vilat gjermane”, e blerë në 1995 nga bashkëshorti i saj me vlerë 125 mijë lekë. Po ashtu të deklaruar ka dhe një shtëpi banimi me vlerë 2.7 milionë lekë.

Por sipas komisionit, nga 2003 Hajdari ka mungesë burimesh të ligjshme për rreth 60 milionë lekë.

Po ashtu me një vendim të qeverisë të vitit 2015 ajo ëshët bërë pronare e një trualli me sipërfaqe 887 m2. Por gjyqtarja tha se nuk ishte në dijeni të një rasti të tillë.

Por komisioni vërejti se nga viti 2013 deri në 2015, kjo nuk është bërë e ditur, ndërkohë që toka  është dhënë për ndërtim dhe prej kësaj kontrate janë fituar 3 dyqane dhe 12 apartamente.

Një tjetër problem për Hajdarin ishte edhe revokimi i vizes nga ambasada amerikane në vitin 2017, gjë që gjyqtarja e Apelit e kishte fshehur si fakt.

Edhe për këtë çështje Hajdari tha se nuk kishte patur dijeni për këtë fakt.

Gjatë deklaratës para gjyqtarëve, gjyqtarja është përlotur duke thënë se pasuria e saj është e gjitha e rregullt dhe e deklaruar. Ndërsa KPK vendosi që të vijojë më tej hetimi dhe vendimi pritet të merret në 18 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *