Subscribe

Projektligji i Vetingut do te miratohet brenda këtij muaji dhe kryetari i komisionit per reformën ne drejtësi Fatmir Xhafaj, thekson vullnetin e mazhorances për votimin konsensual te njërit prej drafteve me te rëndësishme te reformës ne drejtësi.

Fatmir Xhafaj: Konsensusi është nje fjale e madhe dhe mbi konsensusin u ndërtua dhe procesi për miratimin e Kushtetutës dhe ishte e arsyeshme nje gjë e tille. Do te ishte mire qe per shkak te rëndësisë qe ka reforma, qe te kishte konsensus edhe ne këtë projekt-ligj dhe është e mundshme te arrihet një konsensus.

Por çfarë do te ndodhe nëse nuk arrihet kompromisi me opozitën, per te kaluar brenda gushtit draftin e rivlerësimit te gjyqtareve e prokuroreve.

Fatmir Xhafaj: Padyshim qe mazhoranca i ka votat dhe duhet te tregoje te gjithë përgjegjësinë e saj për votën qe ka marre nga elektorati shqiptar dhe përgjegjësinë e saj ne raport me këtë reforme te rëndësishme dhe përgjegjësinë e saj ne raport me partneret, se nëse nuk e tregon tani, kur do ta tregoje? Problemi shtrohet qe ky është një proces normal qe do t’i nënshtrohet diskutimit ne komision dhe nëse ka edhe mbështetjen e opozitës dhe nëse ka edhe votën e opozitës, do te ishte nje gjë shume me e mire sepse e ben procesin akoma me te qëndrueshëm, akoma me te besueshëm dhe për ate pjese te vogël qe mendon, qe ka rezervat e saj apo skeptizmin e saj ndaj procesit.

-Po nese opozita thote jo, do te miratohet brenda muajit?

Qe ligji do te miratohet kjo është e padiskutueshme, se si do te miratohet kjo është nje çështje qe nuk mund ta them une.

Xhafaj shpjegon pse është i rëndësishëm miratimi sa me shpejt i projektligjit per Vetingun. Se pari te gjitha institucionet e reja qe ngrihen ne kuadër te reformës ne drejtësi, duhet te kalojnë procesin e vetingut, se dyti ne tetor, Komisioni Europian jep rekomandimin per hapjen ose jo te negociatave dhe miratimi i këtij projektligji është i domosdoshëm.

Fatmir Xhafaj: Ka edhe nje arsye tjetër, sepse ky ligj eshte i lidhur ngushtësisht me rolin aktiv te partnereve ndërkombëtare ne këtë proces. Ata kane planifikuar buxhetet e nevojshme dhe janë buxhete te konsiderueshme per ta zbatuar kete ligj, por njëkohësisht kane filluar edhe rekrutimin e gjyqtareve dhe prokuroreve ndërkombëtare, qe do te jene pjese e operacionit ndërkombëtar te monitorimit.

Kreu i komisionit te reformës ne drejtësi, Fatmir Xhafaj, sqaron edhe nenin 13 ne draftin për strukturat anti-korrupsion, per presionet qe mund te ushtrohen ndaj prokuroreve special, duke sqaruar se pjesa e medias, do te hiqet.

Fatmir Xhafaj: Është nje keqkuptim i madh dhe ai është nje ligj qe nuk ka te beje me raportin e medias me Prokurorinë e Posaçme antikorrupsion apo me Gjykatën e Posaçme antikorrupsion. Por mënyra se si është formuluar ka vend per t’u ripare thjesht dhe vetëm per raportin e medias; ose duhet hequr fare ose duhet riformuluar ndryshe.

Sipas Xhafes është plotësisht e mundshme qe deri ne 30 gusht, Parlamenti te miratoje përveç vetingut edhe projektligjin per strukturën antikorrupsion dhe atë per institucionet ne drejtësi, duke lajmëruar se brenda shtatorit, do te ketë përfunduar hartimi i te 40 ligjeve qe janë pjese e reformës ne drejtësi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *