Fatmir Mediu, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në “Zgjedhje 2021” u shpreh se listat e kandidatëve të PS që do të garojnë në 25 prill janë ndërtuar në atë mënyrë që kanë për qëllim pastrimin e figurave historike brenda këtij kampi.
Sipas tij, logjika e listës së PS është hyrja në Kuvend e personave që nuk kanë lidhje me historinë e kësaj partie.
“Numri i votave që duhet ta marrin një mandat në koalicon është i barabartë me numrin e votave që do dilnim më vete. Çdo kandidat i Aleancës për Ndryshim është edhe kandidat i PR. E ka mbështetjen e strukturës së PR në të gjitha qarqet…Ne nuk kemi zonat tona. Ne luftojmë për të mbledhur votat tona kudo. Mund të jetë një lloj disavantazhi nga pikëpamja personale, por në pikëpamjen politike është avantazh…Logjika e listës së PS është e pastrimit të PS nga figurat që kanë histori me PS dhe futja e pesonave që nuk kanë lidhje me PS.”