Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi takimin e radhës elektoral në Kavajë.

 

Ai u kërkoi qytetarëve votën në 25 prill, duke deklaruar se ka ardhur koha që të largohet kryeministri Edi Rama.

 

Kryerepublikani renditi disa arsye pse, sipas tij, opozita e meriton të ngjitet në pushtet.

 

“Largimi masiv i shqiptarëve për shkak të regjimit korruptiv dhe antikombëtar Rama është me pasoja shumë të mëdha. Prandaj duhet të bashkohemi se është koha që të largohet Edi Rama, si shkaktar i kësaj braktisje, dhe jo të largohen shqiptarët nga vendi i tyre. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet. Kemi kryeministër një njeri i cili mendon që jemi shërbëtorë të interesave të tij korruptive dhe kriminale. Kemi një njeri që ka shkatërruar shtetin, ka shkatërruar ekonominë, ka shkatërruar marrëdhëniet tona më të mira me partnerët tanë, e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e problemit në Ballkan, në rrugën e trafikut të drogës. Detyra jonë qytetare dhe kombëtare është të dalim për të votuar të gjithë në mënyrë masive.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *