Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus integrimi në...

Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit, sulmon Libanin jugor, të...

Treni i mallrave bie nga ura në Mynih, një...

Rriten tensionet/ Izraeli akuzohet për përdorimin e fosforit të...

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Fatkeqësitë natyrore, përgjegjësi e kujt është? Analistët në Quo Vadis: Nuk duhet të rrimë me sytë nga Zoti, të merren masa parandaluese

8 Janar 22:27

Përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore në Shqipëri, kjo ka qenë një nga temat e diskutuara mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus.

I ftuar në studio, analisti Martin Leka tha se ajo që po ndodh në Shqipëri është përgjegjësi kolektive. Sipas tij, ndërtimet pa kriter, abuzimet, por edhe mungesa e ndërhyrjes së shtetit, na kanë sjellë në këtë pikë.

I të njëjtit mendim ishte edhe gazetari Mentor Kikia, i cili tha se në 35 vite shteti nuk e ka mbrojtur tokën.

Ndërkohë, aktivistja Edlira Çepani tha se kjo është një përgjegjësi e gjithëanshme institucionale. Ajo theksoi se nuk duhet të presim që të mos na ndodhin këto fatkeqësi, por duhet të merren masa për t’i parandaluar.

Pjesë nga biseda:

Leka: Fajtorë jemi të gjithë ne. E para është politika, e cila në 35 vite nuk është kujdesur për gjënë më të shtrenjtë, që është toka. Toka është shasia mbi të cilën ndërtohet një “makinë” dhe lëviz. Ky është problemi më i madh, për të cilin nuk është kujdesur asnjë lloj qeverie. Toka tek ne është trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Kemi humbur pafund sipërfaqe toke duke bërë ndërtime kuturu. Unë vij nga Lezha, bregu i Matit dikur ishte ndër fushat më të rëndësishme bujqësore; nuk kishte as kasolle, jo më banesa, nuk të lejonte njeri. Ishte një plantacion i madh, hapeshin kanale kulluese, kishte eskavatorë dhe përfundonin te hidrovori, i cili është pajisja e fundit ku administrohen ujërat në një terren normal reshjesh. Sigurisht që ndryshimet klimatike kanë bërë punën e tyre; sot kemi reshje të përqendruara. Të gjitha këto përbëjnë elemente për të cilat qeveritë nuk janë kujdesur. Askush nuk ka çfarë të bëjë përballë ndërtimeve të paplanifikuara dhe mungesës së kujdesit ndaj asaj që është baza e çdo gjëje.

Borakaj: Duket sikur kemi qenë pak me fat, pasi nuk është se ka pasur shumë përmbytje krahasuar me vitet 2010.

Kikia: Situata është komplekse dhe nuk mund të drejtosh gishtin te një përgjegjës i vetëm. Dikush është përgjegjës sepse ka mbyllur kanalin para shtëpisë, dikush tjetër sepse ka ndërtuar te lumi, dikush që nuk i ka ndaluar ndërtimet, shteti që nuk ka mbajtur strukturën e kanaleve kulluese, dhe mbi të gjitha mungesa e perspektivës dhe largpamësisë. Qeveritë nuk punojnë për t’i parë frytet brenda mandateve, por i duan brenda javës. Klima ka ndryshuar; shiu i një muaji bie për 6 orë. Të thuash se fajin e ka një i vetëm është zgjidhja më e lehtë. Detyra e qeverisë dhe e shtetit është të marrë masa për t’u mbrojtur. Klima është bërë agresive dhe ne duhet të mbrohemi për të mbijetuar, ose përndryshe të largohemi. Në vend që të bëhen studime dhe vepra që t’i rezistojnë dekadave. Askush nuk mund të thotë se ky është shiu i fundit; do të bjerë sërish. Në Durrës ka rënë brenda një dite sasia e shiut që duhet të binte për një muaj. Ta shfrytëzojmë fatkeqësinë si mësim, për të kuptuar se ku duhet të ndërhyjmë.

Çepani: Nuk bie dakord me idenë që përgjegjësia është kolektive. Unë mendoj se përgjegjësia është institucionale. Nuk është hera e parë që ndodhin fatkeqësi në Shqipëri. Çdo verë digjen pyjet, çdo verë presim tenderimin e avionit; kur ra tërmeti, prisnim të vinte qeni nga Kosova. Kjo është babëzi, papërgjegjshmëri dhe paaftësi. Te babëzia përfshihet gërmimi për çakull; u gërrye Mali i Tomorrit në Skrapar, u gërrye Mali i Krujës dhe tani po na bie kanali. Te paaftësia përfshihet edhe planifikimi urban. Tirana është shembulli tipik, e ndërtuar pa asnjë vizion. Papërgjegjshmëria lidhet edhe me marrjen e masave. Institucionet duhet të parandalojnë dhe të trajtojnë situatat. Ne nuk mund të presim që natyra të na mëshirojë. Ne e dimë që ka tërmete në Shqipëri; çfarë do bëjmë, do marrim masa apo do t’i lutemi Zotit që të mos ndodhin? Ka fenomene që mund të mos i parashikojmë, si Covid-i, sepse ishte surprizë.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Politike
Tagged:
permbytjet Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

më shumë...

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

më shumë...

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:12

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus...

9:00

Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit, sulmon Libanin...

8:56

Treni i mallrave bie nga ura në...

8:37

Rriten tensionet/ Izraeli akuzohet për përdorimin e...

8:11

Horoskopi i ditës: Kjo e shtunë sjell...

8:05

Moti sot: Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat...

11:23

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin...

10:58

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza...

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.