Në fillim akuza dhe përplasje me regjisorin e famshëm Quentin Tarantino, tani padi në gjykate kundër një kompanie kineze që punon në fushën e “Fast Food”.

Vajza e Bruce Lee akuzon kompaninë “Kungfu Catering Management” se prej 15 vitesh ka përdorur imazhin e babait të saj pa paguatr të drejtat mbi pronësinë intelektuale.

“Bruce Lee Enterprises” e përfaqësuar nga Shannon Lee ka kërkuar që kompaia kineze të heqë menjehere  fotot e babait të saj nga dyqanet e fast food dhe të paguajë edhe dëmet financiare mbi faktin që prej 1 dekadë e gjysmë e përdorur imazhin e aktorit të famshëm pa pasur të drejtë, raporton Vizion Plus.

Shuma që vajza e Brucee Lee kërkon si dëmshpërblim është jo pak për 30 milion dollarë.

Drejtuesit e restoranteve të ushqimit të shpejtë me bazë në Guangzhou, njohur ndryshe me emrin “Real Kung Fu” ka lindur si biznes në vitin 1990.

Që nga viti 2004 si imazh i kompanisë është përdorur figura e një personi që në fakt është pamja identike e Bruce Lee.

Pronari zotërorin rreth 600 restorante në gjithë Kinën, shton Vizion Plus, dhe llogaritet të ketë një pasuri rreth 715 milionë dollare, sic tregojnë mediat kineze.

Vitin e kaluar kjo kompani ishte ndër 10 të suksesshmet në Kinë sa I takon ushqimit të shpejte.

Ndërkohe kompania “Bruce Lee Enterprises” me bazë në Los Angeles merret menaxhimin e figurës dhe imazhit Bruce Lee dhe përkujdeset të mbaje gjallë kujtimin e artistit të madh të arteve marciale që edhe sot e kësaj ditë merret si shembull nga fëmijet dhe të rinjtë që pëlqejne këtë sport.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *