Subscribe

Në një kohë kur farmacitë rritën çmimet e maskave dhe anti-bakterialëve për shkak të “dyndjes” së njerëzve prej koronavirusit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

 

Vetë organi i akuzës njoftoi në një reagim për mediat se po mbledh të dhëna për veprën penale “Manipulimi i tregut.

 

Sipas prokurorisë, disa farmaci abuzuan dhe në mënyrë të paligjshme rritën çmimet për maskat dhe produktet dezinfektuese.

 

“Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo paraqitje jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin e funksionimit të lirë dhe drejtë të tregut, është penalisht e dënueshme.”

 

Lajmet e fundit për koronavirusin kanë sjellë fluks kërkesash për maska mbrojtëse në farmaci. Shumë prej tyre kanë patur shitje rekord, madje edhe me çmime më të larta.

 

Rritja e beftë e kërkesës është shoqëruar me abuzime në çmime, sidomos nga depot farmaceutike. Maskat e thjeshta nga 20 lekë që shiteshin deri një ditë më parë, këto ditë kushtojnë 80 lekë.

 

Çmimi është thuajse trefishuar, ndërsa maskat prej karboni nga 330 lekë, po shiten 800 lekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *