E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Farka si destinacion turistik

Liqeni i Farkës është nje nga pikat me tërheqëse te Tiranës. Mungesa e infrastrukturës rrugore ka qene shkak i vizitoreve te pakte ne ketë zone. Por me investimin me te ri te bashkisë, ndërtimin e rrugës qe lidh Farkën me shëtitoren  e liqenit, frekuentimi pritet te ndryshoje. Kryetari Veliaj deklaroi se kjo zone e Tiranës do te jete jo vetëm destinacion turistik, por edhe sportiv. Synimi i bashkisë është qe Farka te jete parku i dyte me i madh i kryeqytetit, pas atij te liqenit artificial. Kryebashkiaku premtoi qe ne 2017 Farka  do te jete nje nga përfitueset me te mëdha te projekteve zhvilluese,  kjo per faktin se banoret e kësaj zone janë pagues te rregullt te taksave vendore.

 

 

Më shumë video

Reklamë