Fansat e CMA: Beyonce nuk është këngëtare country

Mesa duket performanca e Beyonce në Country Music Awards më 2 nëntor, ka shkaktuar acarimin e disa fansave të rrymës country.
Ata shprehën ndjenjat e tyre negative në të gjithë rrjetet sociale të Country Music Awards pasi nuk ishin aspak të lumtur me vetë praninë e Beyoncë në këtë shfaqje, duke thënë se ajo nuk është një këngëtare e vërtetë country dhe nuk i përkiste asaj mbrëmjeje.
Pas këtyre reagimeve, thuhet se CMA fshiu çdo gjurmë të Bey nga Facebook, Twitter, Instagram dhe website zyrtar, sikur ajo të mos kishte qenë kurrë aty. Fatkeqësisht e njëjta gjë i ndodhi edhe grupit Dixie Chicks si pasojë e bashkëpunimit super të suksesshëm ‘Daddy lessons’ që ato kanë me kengëtaren.
Fansat e Beyonce padyshim që nuk e kanë pritur aspak mirë këtë ngjarje dhe reagimet e tyre kanë qenë të menjëhershme. Shpresojmë që të paktën të mos nisë kështu një tjetër luftë në media sociale dhe gjithçka të zgjidhet sa më qetë e sa më parë.






