Po kthehet ne nje çështje finalja e Champions League ne Cardiff. Britania e Madhe po përjeton dite te vështira pas atentatit ne koncertin e Ariana Grande ne Manchester, ndërkohë qe bashkia e qytetit te Kardifit ka vendosur te anuloje Fan Zone per te evituar grumbullimin e shumte te tifozëve per shkak te rrezikut te goditjes nga ana e ekstremizmit islamik. UEFA nuk e ka konfirmuar akoma lajmin por pritet te mbaje nje qëndrim zyrtar ne orët e ardhshme. Fan Zone është planifikuar te mbahet rreth 800 metra larg stadiumit Millennium Stadium. Vendi i rezervuar per tifozët e Realit është ne rrugën Churchill, ndërsa mbështetësit e Juventus ishin planifikuar te përqendroheshin ne Callaghan Square. Alarmi është i madh ne Britani, ndërsa tifozët e te dy skuadrave jane këshilluar te hynë menjëherë ne stadium. Ndërkohë ne nje interviste per UEFA Zinedin Zidan ka deklaruar se deri ne keto moment Reali nuk ka fituar asgjë. Duhet te kalojmë kundërshtarin me te vështire i cili ne fakt është dhe kundërshtari me i bukur. Teknikun francez i ka thurur elozhe kolegut te tij Alegri i cili ka meritën e ndërtimit dhe përmirësimit te Juventus duke u bere nje nga trajnerët me te mire ne bote. Por ka theksuar Zidan ne kemi Kristiano Ronaldon nje futbollist qe shënon çdo here qe zbret ne fushe. Portugezi deri tani ka shënuar 400 gola me fanellën e Realit ne te gjitha kompeticionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *