Subscribe

Disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, pallati i të cilave u shemb, protestuan këtë të hënë në Durrës. Banorët akuzuan bashkinë dhe pushtetin qendror se i kanë bratisur duke thënë se askush nuk po kujtohet për fatin e tyre.

 

Kur kanë kaluar dy muaj nga lëkundjet e forta, ata ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga autoritetet dhe se janë lënë në harresë.

 

Ata shtojnë se janë detyruar që të jetojnë në pallatin e dëmtuar pasi janë nxjerrë nga hotelet dhe se nuk e kanë marrë akoma bonusin.

 

Për protesten reagoi edhe bashkia e durresit, e cila pohoni se ata janë larguar nga hotelet pasi u është miratuar bonusi ndonëse nuk kanë marrë akoma lekët. Sa i takon pallatit, autoritetet vendore bëjnë me dije se ai do ti nënshtrohet një ekspertize të thelluar me qëllim identifikimin nëse është i banueshëm apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *