E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Familjarët po grumbullohen tek spitali Infektiv”/ Meta: Duhet reflektim i menjëhershëm

Presidenti Ilir Meta kërkoi nga autoritetet që të reagojnë menjëherë për t’i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar tek spitali Infektiv.

Këtë të enjte, kreu i shtetit postoi në “Facebook” fotografi të disa qytetarëve që po rrinin grumbull në ambientet e jashtme të spitalit.

Reklamë

Sipas Metës, ata janë familjarë të pacientëve të shtrirë brenda dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm.”

Një ditë më parë presidenti i bëri thirrje qeverisë që të shtojë buxhetin për sektorin e shëndetësisë, me qëllim që pandemia të përballohet me sukses.

Vazhdo të lexosh

Reklamë