E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Familjarët mbledhin firmat e qytetarëve për të dhënë dënim me varje për Çalamanin!

Familjarët e vogëlushit të vrarë, Mateo Vasiu, në dyert e Gjykatës kanë nisur që të plotësojnë një fletë ku kërkojnë dënimin me varje për Klodian Çalamanin.

Letra po firmoset nga dhjetëra të pranishëm që ndoshen jashtë ambienteve të gjykatës. E ndërsa qytetarët në kor bërtasin: Të varet.

Ndërkohë gjykata e Fierit ka pezulluar punën për sot dhe nuk do të zhvillojë më asnjë seancë gjyqësore. Pak më herët gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për vrasësin e 8-vjeçarit.

Në seancën e sotme vrasësi i 8-vjeçarit në Fier, Klodian Çalamani, është braktisur edhe nga avokati mbrojtës. Raportohet se avokati Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur vrasësin e vogëlushit, është tërhequr nga çështja.

Më shumë video

Reklamë