Një 55 vjecar është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në Himarë.

Më konkretisht, policia bën të ditur se këtë të enjte rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç.

Ai dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Gjithsesi grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *