Subscribe

Në familjen Hysa janë hapur dyert e mortit për vajzën e tyre, që u qëllua për vdekje nga Dan Hutra, ish-kunati i saj.

 

Banesa në të cilën një ditë më parë u derdh breshëria e plumbave, këtë të mërkurë priti të afërmit, që përcollën për në banesën e fundit Mevlute Hysën. Familjarët fajësuan sistemin e drejtësisë, që la të lirë autorin e kësaj masakre.

 

Ku ka drejtësi në Shqipëri. Ai duhet të varet në mes të sheshit Skënderbej. Këtu nuk ka as shtet, as drejtësi. Kjo është drejtësia, njëri e kap, tjetri e nxjerr. Këtu janë bërë dallavere gjithë jete. Unë me zemër jam demokrat por e kishte fryrë ai. Ne kemi një rast të tillë si Dali Ndreu që vrau Lirinë, shtatzënë. E vrau ai i pari, e eliminoi. Unë tani e mora vesh.

 

Në momentin e krimit, në banesë ishin dhe dy foshnjat e motrave Elena e Mevlute Hysa. E ndërsa nusja e familjeje, Hasime Dafku, u përcoll në shtëpinë e prindërve të saj në Kukës. Kjo e fundit ishte disa javëshe shtatzënë.

 

Edhe familja Kurti hapi dyert e mortit për Etleva Kurtin. Ajo u qëllua për shkak të hakmarrjes, pasi Hutra ishte konfliktuar me vëllanë e saj Vladimir Kurti.

 

 

Ndërkohë tre të plagosurat ndodhen ende në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *