E hënë, 12 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Familja shqiptare u shua në Itali, nxënësit homazhe 15-vjeçares: Xhesika, ti jeton përgjithmonë në zemrat tona!

Shokët e shkollës dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën Xhesika Kolës, 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me prindërit dhe vëllanë, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni në Itali.

“Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona! Na mungon tashmë. Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh”, janë shprehur ata të prekur nga kjo tragjedi.

Reklamë

Xhesika ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme në Camigliano, njësi e Capannorit.

Reklamë

Për të, drejtuesja e institucionit shkollor, Gloria Giuliani, i ka dërguar një letër gjithë komunitetit shkollor, ku shpreh “ngushëllimin e thellë” për ngjarjen tragjike dhe “afërsinë e sinqertë me familjarët në këtë moment dhimbjeje të madhe”.

Nxënësit e shkollës së Camiglianos po mbështeten nga një psikologe e aktivizuar nga vetë shkolla. Mbrëmjen e së enjtes, shumë të rinj, së bashku me prindërit, u mblodhën për homazhe spontane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë