E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Familja Haxhiu e nis “nga e para”, emocione në ekranin e Vizion Plus

“Nga e para” dhuroi të tjera emocione këtë të martë në Vizion Plus. Ekipi i këtij formati këtë herë bëri të lumtur familjen Haxhiu.

 

Reklamë

Pas ndarjes nga jeta te bashkëshortit, kryefamiljarja e Familjes Haxhiu, Vasilika u detyra te përballonte e vetme rritjen e tre fëmijëve te saj, Kristit, Kasandres dhe Kaneles. Me ndihmën edhe te komunitetit ajo ia kishte dale t’u siguronte atyre nje banese, por kushtet brenda saj e veçanërisht lagështira kishin vështirësuar se tepërmi jetesën brenda saj. Te gjitha mobilet ishin ne gjendje te degraduar, ndërsa Kristi vuante prej kohesh nga astma.

 

Reklamë

Surprizat nuk munguan për familjen Haxhiu. Pas kontaktit nga stafi, futbollisti te kombëtares Armando Sadiku ne pamundësi per te qene vete prezent, i dërgoi nje videomesazh inkurajues Kristit.

 

Bluza me numrin 10 e firmosur nga Sadiku, si edhe nje kontribut financiar do te shtonin edhe me tej emocionin per Kristin.

 

Edhe per Vasiliken erdhi dedikimi i ndjere nga fëmijët e saj per te gjithë sakrificat qe ajo kishte bere ne rritjen e tyre.

 

Nje tjetër mision i përmbushur me sukses, ndërkohe qe mori falënderimet e familjes Haxhiu, stafi i Nga e Para nisi rrugëtimin e tij drejt një tjetër destinacioni.

Më shumë video

Reklamë