Kronikë
Familja e Major Klodian Tanushit hap dyert e mortit

Familja e Major Klodian Tanushit ka hapur dyert e mortit. Miq, të afërm, kolegë ushtarak dhe përfaqësues të politikës kanë shkuar që në mengjes pranë familjes Tanushi për ti qëndruar pranë në këto momente të vështira.
Dhimbja është e madhe sidomos për gruan dhe 3 fëmijet e Klodianit. Ai vdiq disa ditë pasi u plagos në Letoni gjatë një incidenti në Misionin e NATO bashkë me koleget e tij Zarife Hasanaj dhe Julian Kapaj.
Për fat të keq nëntetarja Hasanaj humbi jetën në vend ndërsa Kapaj është jashtë rrezikut. Me mberritjen e trupit në Shqipëri, Majorit 39 vjeçar do ti bëhen të njëjtat nderime shteterore sikurse Zarife Hasanajt e cila u shpall Dëshmore e Atdheut.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




