Grupi kriminal i falsifikimit të dokumentee shtetërore është zbuluar përmes përgjimeve.

Burime të policisë bënë të ditur se, dy të arrestuarit Çlirim Bregu dhe Arben Rushiti, ishin dy personat që ngritën laboratorin e falsifikimeve.

Lexo edhe :

Related Posts

Ata ofronin çertifikata pronësie si dhe dokumente që përdoreshin për martesa jashtë shtetit.

Ata merrnin deri në 5 mijë euro nga klientët e në shumë raste dyshohet se kanë tjetërsuar pronat duke i mbivendosur ato, ose duke ndryshuar kufijtë e tyre.

Manipulimet kanë ndodhur me disa toka në Yzberisht, Kashar dhe Kamëz.

Krimi ekonomik ndërkohë po verifikon rastet e zbuluara, për të sekuestruar pronat që janë përfituar në mënyrë të padrejtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *