Subscribe

Policia e Prokuroria e Krimeve te Renda goditen nje grup te organizuar falsifikatoresh. Pjestaret e rrjetit dergonin shqiptare ne Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Britani me dokumente false. Ne kembim ata merrnin shuma qe shkonin deri ne 20 mije euro

 

 

Një grup i strukturuar kriminal prej 41 personash mes të cilëve dhe policë që falsifikonin viza u shkatërrua nga policia, në bashkëpunim me agjencitë e huaja dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetimet për grupin e falsifikatorëve sipas drejtorit të policisë së shtetit nisën që në nëntor të 2016-es

 

ARDI VELIU

DREJTOR I POLICISE SE SHTETIT

 

“Operacioni i koduar “272”, gjatë këtij operacioni të kryer në bashkëpunim me vendet partnere janë arrestuar 41 shtetas shqiptar, grek e kombësive të tjera, mes tyre dy punonjës policie dhe një shtetas i shpallur në kërkim. Ndërkohë u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në greqi dhe 4 në Shqipëri”,

 

Të arrestuarit Alfred dhe Mario Myrtaj si dhe Albert Xhelilaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin falsifikim të dokumentave, kundrejt shumave që shkonin deri në 20 mijë euro. Transporti bëhej përmes linjave ajrore kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e dy punonjësve të policisë, Entela Çala dhe Arian Uku, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës si punonjës policie”

 

Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *