Subscribe

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dënimin me 6 muaj burg për Luan Dacin, dënim i cili konvertohet me 12 muaj shërbim prove. Ai u shpall fajtor për “falsifikim dokumentesh”. Sipas SPAK Daçi ka fshehur një vendim të shkarkimit të tij në vitin 1997.

 

Mirëpo, Daci tha se ky vendim do të apelohet, ndërsa theksoi se nuk ka falsifikuar asnjë dokument.

 

Ndërkohë, avokati i tij mbrojtës, Jordan Daci e konsideroi këtë vendim një precedent të rrezikshëm që sipas tij i hap rrugë një praktikë shumë të keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *