E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Faleminderit shteti im”, Fjolla Morina reagon pas daljes nga paraburgimi

Pasi Gjykata e liroi nga paraburgimi disa ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar së fundmi në rrjetet e saj sociale, duke shpërndarë një foto me avokatin e saj. Dalja nga paraburgimi erdhe pasi gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj në Shqipëri.

 

Reklamë

Krahas fotos, Morina shkruan: “Faleminderit shteti im! Faleminderit avokat: Fanol Krasniqi”.

 

Më 21 korrik, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë në paraburgim 40 ditë, me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Fjolla Morina u arrestua në 19 korrik në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg për “trafik të armëve dhe municionit”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë