Edhe këtë të enjte presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë për të paraqitur sipas tij, faktet që tregojnë sesi po realizohet grushti i shtetit. Konferenca do të mbahet në orën 17:00, ndërsa lajmin e dha zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

 

“I ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta! Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit! Nuk keni parë gjë akoma! Me qetësi dhe drejtësi!”

 

Në shënimin e tij, Blushi sulmoi edhe mediat, të cilat sipas tij, këto ditë kanë shfrenuar fantazinë me lajmet.

 

“Më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë. Këto ditët e fundit keni qenë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën! Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!”

 

Kjo është konferenca e tretë e Metës. Të mërkurën ai lajmëroi se në datën 2 mars do të mbledhë popullin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të shpartalluar grushtin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *