E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Falsifikonin markat e njohura, zbulohen fabrikat e veshjeve kontrabandë në Tiranë, katër të arrestuar

Dy fabrika të mëdha që sillnin në Shqipëri veshje të kontrabanduara dhe i shisnin sikur të ishin veshje origjinale të markave të njohura ndërkombëtare, janë zbuluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Në krye të kësaj skemë është shtetasi turk, Ozkan Sulun, i cili është shpallur në kërkim. Veshjet, magazinoheshin në dy fabrika të vendosura në Rrugën e Arbrit, ku më pas iu stampoheshin logo të markave të famshme.

Reklamë

Më pas, këto veshje të falsifikuara përdoreshin për furnizimin e tregut me mallra të paraqitura si origjinale.

Në pranga kanë rënë katër persona mes tyre Luan Haka, Ali Bushati, Xhuljo Lecaj, administratorë të fabrikave, dhe Arjan Hida qiradhënësi i pronave.

Në kërkim është shpallur edhe administratori i një prej fabrikave, Lindion Haka ndërsa në gjendje të lirë do të hetohen 4 punonjës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë