Subscribe

Ata janë dy nga protagonistet e humorit te çdo te shtune ne Vizion Plus, por nga dita e hëne, do te jene çdo dite me ju per te sjelle satirën e realitetit qe na rrethon. Fake off ngre zyrtarisht siparin e tij duke nisur nga nesër ne ekranin e Vizion Plus.

 

Te ftuar ne Vizionin e Pasdites,Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli kane zbuluar disa nga detajet e ketij projekti te ri

 

Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli, dy nga ikonat e humorit shqiptar, mjaft te dashur per publikun sjellin nje format ndryshe ne formën e nje parodie lajmesh. Ajo do te synojë te satirizoje korrupsionin qeveritar si dhe te sjelle ne qendër te vëmendjes skandalet përmes reporterëve ne terren, te cilët nuk jane gazetare, por aktore humori.

 

Fake Off nis kështu rrugëtimin e tij ne Vizion Plus, duke nisur nga dita e hëne e deri të premten, pas edicionit qendror te lajmeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *