Subscribe

Prokuroria e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me operacionin e madh të ndërmarrë nga policia e shtetit mengjesin e kësaj të enjte në qytetin verior ku janë arrestuar 11 persona ndersa te tjere jane shpallur ne kerkim për dhenie fajdesh dhe mashtrim.

Organi I akuzës saktëson se nga hetimet e kryera rezultoi e provuar perfshirja e nje numri te madh shtetasish ne veprimtarine e organizuar te dhenies hua, jashte sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Prokuroria shtoin se dhenia hua e ketyre shumave eshte per interesa shume te larta qe variojne nga 3%-20% ne jave nga ana e personave te implikuar.

“Gjate hetimit te kryer rezultoi pervetesimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona per te cilat kishte kaluar pronesia ne emer te te dyshuarve.Si rrjedhoje e veprimeve te pergjimeve telefonike, ambjentale, vezhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, kqyrjeve etj rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cileve u rregjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, ne bashkepunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shperdorim detyre” dhe “Moskallzim te krimit”, te parashikuar nga nenet  170/c/2, 25, 287, 248  dhe 300/1 te Kodit Penal.”

Deri tani ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” per 11 shtetas, qe jane B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyren ish kancelar ne Gjykaten e Shkodres); V. N; E. F,; E. Q; P. V.

Po ashtu janë shpallur ne kerkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Ndërkohe është pezulluar nga detyra noterja e Dhomes se Noterise Shkoder, V. H dhe punonjësi i komisariatit të këtij qyteti me iniciale E. L.

Organi I akuzës konfirmon se është ushtruar kontroll ne nje numer te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykates.

Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar nje numer i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), apparate  celulare etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *