Subscribe

Prej 26 nentorit, tërmeti e transformoi dukshëm pamjen e qytetit të Lacit.

Në lagjen numër 4 vijon shembja e shtatë pallateve të mbetura në këmbë, pas dëmtimit që pësuan nga lëkundjet e forta.

 

Fadromat e IKMT-së vazhdojnë prej të hënës shembjet, ndërsa zona është e bishatisur.

 

Policia vendosi edhe një perimetër sigurie për të mos lejuar kalimin e banorëve.

 

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit Majlida Cara u shpreh se pas shembjes do të fillojë menjëherë pastrimi i zonës nga inertet.

 

Ato do të depozitohen ne afërsi te autostrades.

 

Por bashkia ende nuk ka një plan se ku do të bëhen ndërtimet e reja, që pritet të realizohen nga donacionet e qeverisë turke.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *