Subscribe

Mëngjesi i sotëm në zonën e “5 majit” ka nisur sërish me kundërshtime të banorëve për shembjen e banesave të tyre.

 

Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë vijuar punën duke shembur disa godina të tjera, ndërsa janë përballur me revoltën e banorëve.

 

Këta të fundit vazhdojnë të insistojnë se prona e tyre po prishet në kundërshtim me ligjin dhe se gjithçka e ndërtuar për vite me radhë po u shkatërrohet para syve.

 

Aksioni ishte paralajmëruar të niste në orën dhjetë të paradites, por puna filloi në orën shtatë të mëngjesit.

 

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim në njësinë administrative 4 dhe 8, ku janë projektuar të shemben rreth 430 shtëpi, që do t’i hapin rrugë lagjes së re “Tirana Riverside”, ku do të strehohen të dëmtuarit nga tërmeti dhe familjet, shtëpitë e të cilave preken nga ky projekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *